Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ditën e sotme ka qenë në qytetin verior të Shkodrës ku ka zhvilluar disa takime politike.
Mësohet se Yuri Kim fillimisht takimet i ka nisur në zyrat e selisë së Partisë Demokratike. Më pas ambasadorja e SHBA ka nisur takimet edhe në selinë e PS-së në Shkodër.
Takimin e parë Kim e ka zhvilluar në selinë e PD-së ku është pritur nga shefi i politik i demokratëve për këtë qark, Helidon Bushati. Më pas mësohet se diplomatja amerikane është takuar me Edona Bilalin kryesuesen e listës së PS-së për qarkun e Shkodrës.
Kujtojmë se më herët Kim ka qenë edhe në Elbasan, ndërsa prej disa kohësh bën thirrje që personat e inkriminuar të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.