BallinaAktualitetVaksina anti-COVID/ AstraZeneca përfshihet në një tjetër skandal

Vaksina anti-COVID/ AstraZeneca përfshihet në një tjetër skandal

spot_img

SHBA lëshon akuza të forta ndaj kompanisë AstraZeneca.

Ekspertët kryesorë të shëndetësisë në këtë vend kanë deklaruar se kompania u ka dërguar informacione të vjetruara si pjesë e aplikimit për të marrë miratimin për përdorimin e vaksinës anti-Covid te amerikanët.

Një ditë më parë, AstraZeneca, që prodhon vaksinën e Oksfordit, deklaroi se testimet në SHBA kanë arritur në përfundimin se vaksina parandalon 100 përqind vdekjet dhe shtrimet në spital dhe 79 përqind të gjitha infeksionet simptomatike.

Kompania tha se shpreson të marrë një miratim së shpejti. Por në një lëvizje të pazakontë, instituti i drejtuar nga Anthony Fauci tha se informacionet që ka ofruar kompania janë të vjetra dhe nuk ofrojnë një panoramë të plotë për efikasitetin e vaksinës. Ata kanë kërkuar më shumë informacione publikisht, një lëvizje e paprecedent.

Sipas Daily Mail, ky është një tjetër skandal për kompaninë që ka pësuar disa tronditje kohët e fundit. Kujtojmë se fillimisht u tha se vaksina e AstraZeneca nuk funksionon për të moshuarit. Më vonë ajo u pezullua pas dyshimeve se shkakton mpiksje gjaku. Ditët e fundit, sërish vendet e BE vazhdojnë të deklarojnë për raste të dyshimta vdekjesh nga hemorragjia e gjakut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular