Një i moshuar i sëmurë në gjendje të rëndë është sjellë tek Infektivi në Tiranë në gjendje të rëndë.
Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “BalkanWeb” se nuk dihet nëse i moshuari është i sëmurë me COVID-19 apo si pasojë e ndonjë aksidenti.
Nga pamjet duket se i moshuari është i mbuluar me batanije dhe një grua i ri për mbështetje. Nga ana tjetër ka një rënie të shtrimeve spitalore me COVID-19, duke shkuar në 43% të kapaciteteve.
“COVID-1 trajton edhe urgjencat e Tiranës që kanë numrin më të lartë ditore. Në 24 orë kanë mbërritur vetëm 15 urgjenca, ndërsa tek COVID-2 vetëm 5 urgjenca. 20 urgjenca në total.
Lajm i mirë, numri i shtrimeve ka rënë në 43% të kapacitetit total.
Situata tek infektivi 65 të shtruar nga 120. Në COVID-2, 100 të shtruar nga 220. 45% të totalit.
70 të shtruar nga 150, ndërsa në covid-4 20 të shtruar nga 100 kapaciteti. Në 4 spitalet e Tiranës, 255 të shtruar, ose 43% e totalit të 590 shtretërve”, – tha gazetari.