Një pallat në zonën e “Astirit” është tentuar që të shembet me shpërthim të kontrolluar, por siç duket procesi ka dështuar.
Situata e krijuar ka sjellë edhe panik te banorët e zonës, të cilët kanë deklaruar se nuk janë lajmëruar për shpërthimin.
“Pse nuk na lajmëroni, na sëmurët”, i ka dhënë një grua efektivëve të policisë, të cilët janë justifikuar duke thënë që nuk është kompetenca e tyre.
Nga shpërthimi është krijuar një re e madhe tymi, ndërsa në banesat afër ka pasur edhe dëme.
Ndërkohë është vendosur që godina do të shembet një ditë tjetër.