Komisioni i Disiplinës ka zbuluar së fundmi vendimet për javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Kastrioti paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore. Nuk mungojnë pezullimet në Kategorinë e Parë, ku lojtari i Erzenit, Rejnaldo Troplini dhe lojtari i Besës, Fabio Hasa, janë pezulluar me nga 2 ndeshje. Gjithashtu zyrtari i Besës, Klejdi Zenelaj dhe ai i Mirditës, Ervis Shalsi, janë pezulluar me 8 ndeshje nga aktiviteti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjeve.
VENDIMET:
- KS Kastrioti, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- Lojtari i KF Erzeni, Rejnaldo Troplini, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Burreli, Fabio Hasa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i FC Besa, Klejdi Zenelaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Mirdita, Ervis Shalsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Iliria, Klejdi Jazaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i SHS Përmeti, Maringlen Menaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Labëria Fc, Xhonosan Asimetaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të Tirana B U-19, Semuel Xhika, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SHS Përmeti, Eni Xhako, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-21, Ergi Brahja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së Vora, në lidhje me zyrtarin e Vora U-17, Skerdi Musteqja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së F.Pepa, në lidhje me lojtarin Luis Miftari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Dinamo U-21, Niven Feci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.