Kur Meghan Markle u lidh me FaceTime gjatë paraqitjes së fundit të Princit Harry në “The Late Late Show with James Corden”, ajo kishte vënë një gjerdan kristali me një rëndësi të veçantë.
“Ky gur vlerësohet gjerësisht si një shenjë e sinqeritetit dhe mençurisë – dhe është veçanërisht i dobishëm për këdo që ka nevojë për një nxitje të vetëbesimit dhe një lidhje më të fortë me zërin e tij të brendshëm.”
Paraqitja e shkurtër e Markle në “The Late Late Show” erdhi vetëm disa ditë para intervistës shpërthyese të Sussexes me Oprah Winfrey, gjatë së cilës Dukesha tha se ndihej e “çliruar” që më në fund të ishte në gjendje të fliste vetë.
Aty u prekën tema duke filluar nga racizmi deri tek shëndeti mendor .
Kujtojmë, se edhe para se të konfirmonte që ajo dhe Princi Harry, 36 vjeç, ishin në pritje të një vajze , Markle dukej se la të kuptohej për seksin e fëmijës së saj të dytë me një unazë rozë safiri.