BallinaBotaTensionohen më tej marrëdhëniet Francë-Turqi, Macron paralajmëron Erdoganin

Tensionohen më tej marrëdhëniet Francë-Turqi, Macron paralajmëron Erdoganin

spot_img
spot_img

Tensionohen akoma më tej marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë. Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se Turqia do të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të Francës gjatë një interviste të transmetuar ditën e martë.

I pyetur nëse Ankaraja do të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhje, Macron u përgjigj: “Sigurisht. Është e shkruara dhe kërcënimet nuk janë të mbuluara. Ndaj mendoj se do të duhet të jemi shumë të qartë në mendime”.

“Nuk dua të angazhohem tek marrëdhëniet paqësore nëse ka manovra të tilla që ndodhin pas shpine. Vjeshtën e kaluar kishte një politikë gënjeshtrash. Gënjeshtra shtetërore. Gënjeshtra të transmetuara nga organet e shtypit të kontrolluara nga shteti turk,” i tha ai France 5.

“Franca ka qenë shumë e qartë. Kur kishte akte të njëanshme në Mesdheun lindor, ne i dënuam ata me fjalë, dhe ne vepruam duke dërguar fregata”, tha Macron.

Në një notë më pozitive, presidenti francez theksoi rëndësinë e mbajtjes së një dialogu me Turqinë. “Ne duhet të bëjmë absolutisht gjithçka për të siguruar që Turqia të mos i kthejë shpinën Evropës dhe të shkojë drejt ekstremizmit më fetar, zgjedhje gjeopolitike që janë edhe më të rrezikshme ose negative për ne,” tha Macron.

“Që nga fillimi i vitit, unë kam vërejtur një dëshirë nga Presidenti Erdogan për t’u ri-angazhuar në marrëdhënie (…) Dhe kështu dua të besoj se kjo rrugë është e mundur,” tha Macron për France 5.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është akuzuar më parë se ka ndërhyrë në zgjedhjet e mbajtura në Gjermani në 2017, ku iu ka kërkuar qytetarëve turk që  të votojnë kundër partisë së kancelares Angela Merkel.

Vitin e shkuar, Erdogan bëri thirrje për bojkotimin e prodhimeve franceze pas një pwrplasjeje me presidentin francez për shkak të qëndrimeve të tij kundrejt Islamit dhe myslimanëve pas një sërë sulmesh terroriste.

Dy vendet aleate të NATO kanë një marrëdhënie të  tensionuar edhe për shkak të disa konflikteve të tjera si në Libi, Siri dhe Nagorno-Karabakh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular