Tomorr Alizoti: Shqipëria sot është e ndarë në dy!

0
217

Nga Tomorr Alizoti

Janë njerëzit e thjeshtë, të punës dhe sakrificës përballë arrogancës që buron nga pushteti.

Janë të vjedhurit dhe të nëpërkëmburit përballë pakicës që vjedhë dhe abuzon.

Janë një shumicë e madhe që kërkon patjetër ndryshim përballë një pakice të vogël që ngulmon të qëndrojë në vend.

Era e ndryshimit do vërshojë në çdo familje shqiptare! Jehona e fitores do ndihet në çdo zemër fisnike!

ASKUSH dhe ASGJË nuk e ndal dot forcën e njerëzve të thjeshtë, pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara!