BallinaKryesoreFloriana Garo: Basha udhëheqësi që i duhet Shqipërisë. Njeriu që u flet...

Floriana Garo: Basha udhëheqësi që i duhet Shqipërisë. Njeriu që u flet njerëzve në sy dhe me zemër

spot_img
spot_img

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo, në fjalën e saj në hapjen e fushatës, e cilësoi atë si njeriun e duhur që i duhet Shqipërisë për ta udhëhequr në të ardhmen evropiane.

‘Pasi disa herë takova Lulzim Bashën, e kisha të qartë se ai është udhëheqësi që i duhet Shqipërisë. I vendosur, karizmatik, me përvojë. Dhe në të njëjtën kohë edhe një njeri i dashur dhe i afërt me njerëzit

Një person që ju flet njerzzve në sy, me të njëjtën gjuhë. Një person i cili është i përkushtuar ndaj Shqipërisë tonë të bukur dhe është i gatshёm pёr tё sjellё ndryshimin që mezi e presim të gjithë. Muajt e fundit e kam parë duke punuar deri në orët e vona të natës. Ai eshte konsultuar me shumë ekspertë për të sjellë më shumë plane pune, të detajuara dhe që do të përmirësojnë jetën e të gjithë neve në Shqipëri.

Unë e kam parë Lulzim Bashen të zhvillojë bashkёbisedime dhe takime mbi çёshtje politikash me udhëheqësit evropianë.

Unë pashë se si ata e vёshtruan atë me admirim dhe me miqësi të thellë. Dhe mbi të gjitha pashë Lulzim Bashёn qё të takohet çdo ditë me qytetarët e Shqipërisë.

Nga këto takime mësova ta vlerësoj edhe më shumë.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ndryshim.

Vendi ynë ka nevojë për ndryshim.

I vetmi person që mund ta sjellë këtë ndryshim,

I vetmi person që mund të formojë një qeveri që do të punojë për qytetarët në vend të një qeverie që punon vetëm për vete e saj. Ai është Lulzim Basha.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular