Saki Sheshi, Komandant i repartit te zjarrfikëseve ka dhënë detaje rreth zjarrit që ka rënë në qendrën tregtare në hyrje të Tiranës. Në një prononcim për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb”, Erjon Skendaj Sheshi tha se flakët aktualisht nuk ka, por zjarri vijon në brendësi mes pirgjeve me rroba. Sheshi tha se zjarrfikësit po hyjnë nga 4 drejtime me nga dy punonjës, ndërsa sqaroi se deri më tani nuk kanë gjetur gjurmë të shefit të sigurisë Arjan Sala, 33-vjeç.
“Situata është shumë e vështirë aty poshtë pasi kanë rënë raftet metalikë dhe vështirësohet lëvizja.
Shqetësimi më i madh është ruajtja e konstruktit mbajtës të objektit pasi temperatura e lartë rrezikon të plasaritë muret. Me hidrantët e qendrës tregtare kemi shpërndarë uji në katin mbitokësor që të mos lejojmë nxehtësinë që të ngjitet lart. Deri tani vatra është nën kontroll dhe nuk ka përparim drejt katit 1 apo katit minus 2.”, pohoi ai.
Komandanti i repartit zjarrfikës tha se hidrantët janë në funksion por nuk janë vënë dot në punë nga personeli i magazinës, ndërkohë që ai thotë se nuk ka sistem qendror nga lart të fikjes së zjarrit.
… [Trackback]
[…] There you can find 2049 more Info on that Topic: startnews.news/2021/03/25/komandanti-i-repartit-te-zjarrfikeseve-flet-per-zjarrin-tek-qendra-tregtare-asnje-gjurme-nga-33-vjecari/ […]
Comments are closed.