Aktori Neritan Licaj, sportisti i njohur Andi Lila, si edhe zëdhënësja e fushatës së PD, Floriana Garo ishin të ftuarit e PD-së në celjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
“Shqipëri e bukur e kësaj mbrëmje pranverore. Mirëmbrëma shqiptarë dhe shqiptarë të mirë, ri këtu në këmbë përpara jush si një biri juaj, krenarë që jam biri i këtij populli për të filluar një festë të madhe, festën e forcës së qytetarit, festën e atyre njerëzve që votën e shkundin për të përmirësuar jetën e tyre , për ti thënë pushtetit të kalbur që ti nuk na gjunjëzon dot sepse ne jemi pasardhësit e Akilit dhe të Hektorit, të Aleksandrit të madh të Piros së Epirit, të Teutës, të Glaukut, të Klitit, të Skënderbeut që mposhti perandorinë dhe gjunjëzoi për 35 vjet për it thënë atij sheshi atje përballë që i ka sytë këtu sepse këtu pulson zemra e vërtetë e shqiptarit që ne nuk jemi dembelë, ne nuk jemi zdromsa, ne jemi bijtë e shqipes që këtë pranverë do të shtrijmë krahët për të fluturuar lart e për të përplasur votën si shkelm fytyrës çitjanes me çizmet e arnuara fushate tredimensionale edhe lalit me gjuhë nepërke që nuk na mposhtin dot, nuk na gjunjëzojnë dot sepse nuk ka lindur ai bir nëne që të mposhti shqiptarin dhe ta uli atë përtokë, përkundrazi ne sot festojmë, festojmë ringjalljen e shqiprtit të shqiptarit, festojmë atë flamur kuq e zi që na ri në zemër kundër të gjithë atyre që përpiqen që ta kthejnë këtë vend në një paçavurllëk, që të pastrojnë lëndë helmuese luftarake, plehra, para droge dhe krimi. Pasardhësit tuaj shkatërruan tempujt e Zotit, ju bëtë më keq o pjella bastarde të paraardhësve tuaj.
Ju shembët tempujt e njeriut teatrot, ju shembët tempujt e lindjes maternitetet, e shqyet trupin e Shqipërisë, e shqyet Tiranën tonë të bukur, nuk latë gjë pa bërë dhe pretendoni që të vazhdoni atë që keni nisur, çfarë keni nisur përveçse krimit, ndyrësisë, pabesisë politike, mashtrimit, asgjë nuk keni nisur, tani do e nisim ne, ne që e duam Shqipërinë, do e nisim ne qytetarët të cilët refuzojmë të themi ne nuk bëhemi, jo ne bëhemi, sepse kur shqiptari do të bëhet nuk ka forcë që e ndalon. Jemi ne shqiptarët të cilët nuk themi jemi kot, jo, ne jemi bijtë edhe nipërit e Skënderbeut. Ne jemi ata njerëz që do ju përplasim votën aty ku e meritoni dhe si ta meritoni. Ne nuk duam që ky qiell I bukur blu dhe ky diell i ngrohtë mesdhetarë të ndyhet nga ngjyra e pisët e uthullës rilindje, atë karrigen tuaj rilindje. Atë kaiken tuaj rilindja që ka marr ujë nga të gjitha krahët, do ta fusim në abisin më të thellë të historisë së këtij kombi për të rifilluar të lundrojmë në oqeanet e shpresës dhe të paqes me art, kulturë, shkencë, qytetari ashtu siç na e do zemra ne shqiptarëve, prandaj tik-tak erdhi koha. Edhe një muaj dhe ke për ta parë sa të vlen lëkura.
Shikoni këtej nga ky shesh se këtu pulson shqiptari, e jo krimi e droga. U them të gjithë atyre njerëzve që sot kanë pikëpyetje dhe kanë pyetje për ti bërë vetes, të gjithë secili nga ne ka pasur pikëpyetje në jetën e vet, ka pasur pyetje për ti dhënë përgjigje. Unë si qytetarë si njëri prej jush ju jap një këshillë shumë dashamirëse, shkoni në paqe sot në shtëpi shikoni thellë në sytë e prindërve tuaj, të motrave, të vëllezërve, të bashkëshortëve dhe bashkëshorteve, shikoni thellë në sytë e fëmijëve tuaj dhe keni për t’i gjetur të gjitha përgjigjet, që fëmijët tanë të mos bredhin rrugëve të botës sepse atdheu i tyre gjuajti me shkelm! Jo! Që fëmijët tanë të rrinë aty ku kanë varret e paraardhësve, që fëmijët të mësohen ta duan atdheun dhe të luftojnë për të, që të mendojnë se ç’do bëjnë ata për atdheun e tyre dhe jo çfarë do bëjë atdheu për ta! Shikoni thellë! Shikoni me mendje të pastër dhe me zemër të fortë! Të gjithë atyre njerëzve të administratës që janë shqiptarë si ne, u them mos kërrusni shpinën e mos ulni sytë kur hani kërcënimin “do t’ju heq nga puna”, por rrini përballë edhe keni për ta parë si flokxhilsat e rilindjes do ikin nga frika edhe do thonë “jo, unë nuk mund të rezistoj kundër popullit tim”!
Të gjithë atyre efektivëve të policisë, atyre bij dhe bija shqiptarësh, u kujtoj betimin që kanë bërë kur kanë veshur atë uniformë! Me atë flamur këtu në krah që i janë betuar kombit, i janë betuar Shqipërisë dhe jo pushtetit kalbur. Të gjithë atyre njerëzve që iu ofrohet thesi i miellit, të mos e pranojnë atë thes miell edhe të futen në vaskë si dele të qëlluara me shpullë që të kthehen në numra dhe nesër të shikojnë gazin, shkopin e gomës dhe tytën e automatikut të policisë në fytyrë, siç na ndodhi neve në këto katër vite sikur ne të jemi armiqtë e këtij kombi. Mos pranoni më të gjunjëzoheni por filloni të fluturoni dhe të ndiheni shqiptarë, të ndiheni bijtë e shqipes dhe të jepni edhe shpirtin edhe zemrën për këtë vend. Tik tak, tik tak, tik tak, tik tak, tik tak, tik tak, tik tak, tik tak. Vetëm një thirrje, Rama ik, Rama ik, Rama ik, Rama ik. Shqiptarë, jeni të mrekullueshëm.” u shpreh Licaj.
Andi Lila: 25 prilli nuk është një lojë, është një përballje
“Për të bërë bashkë idetë zemrat e cdo shqiptari. Shumë kanë shprehur skepticizëm se ndryshimi është utopi. Sot kam pranuar ofertën e Bashës, me bindjen e plotë se fitorja është e jona. Sa herë jam futur në fushën e futbollit e dija se do kishte një palë që fiton e një që humb. Kjo sot nuk është lojë, është një përballje, është e ardhmja e fëmijëve tanë. Nuk duhet të bëjmë naivin më 25 t’i tregojmë shqiptarëve se do bëjmë ndryshimin e madh. më 25 prill me dorë në zemër ju them votoni PD, votoni ndryshimin, e ardhmja është e jona.
Florjana Garo: Vendi ka nevojë për ndryshim, Basha udhëheqësi që i duhet Shqipërisë
Pasi u disa here takova Lulzim Bashën, e kisha te qarte se ai është udhëheqësi që i duhet Shqipërisë.
I vendosur, karizmatik, me përvojë . Dhe në të njëjtën kohë edhe një njeri i dashur dhe i afërt me njerëzit. Një person që ju flet njerzzve në sy, me të njëjtën gjuhë. Një person i cili është i përkushtuar ndaj Shqipësrise tone te bukur dhe është i gatshёm pёr tё sjellё ndryshimin qe mezi e presim te gjithë
Muajt e fundit e kam parë duke punuar deri në orët e vona të natës.
Ai eshte konsultuar me shumë ekspertë për të sjellë më shumë plane pune, te detajuara dhe që do të përmirësojnë jetën e të gjithë neve në Shqipëri. Unë e kam parë Lulzim Bashen të zhvillojë bashkёbisedime dhe takime mbi çёshtje politikash me udhëheqësit evropianë. Unë pashë se si ata e vёshtruan atë – me admirim dhe me miqësi të thellë. Dhe mbi të gjitha – pashë Lulzim Bashёn qё takohet çdo ditë me qytetarët e Shqipërisë. Nga këto takime mësova ta vlerësoj edhe më shumë.
Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ndryshim. Vendi ynë ka nevojë për ndryshim.
I vetmi person që mund ta sjellë këtë ndryshim, I vetmi person që mund të formojë një qeveri që do të punojë për qytetarët në vend të një qeverie që punon vetëm për vete e saj.