Nga Maliqi, biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar pas kaq ditësh për përplasjen fizike që pati me kandidatin për deputet të PD, Luçiano Boçi.
Ai deklaroi se kjo ngjarje duhet harruar e madje ka vend edhe për pendesë. Madje ai ka shtuar për gazetarët e interesuar, se as ai e as Boçi nuk ishin pjesë e atij aksidenti.
‘Këto gjëra kanë ndodhur jashtë dëshirës time dhe jashtë asaj që jam unë.
Ndaj nuk mendoj se sot në këtë ditë pune të behet objekt bisede një gjë që s’duhet të ndodhte. Harresa është gjëja më e mrekullueshme që ka bërë zoti, por edhe pendesë.
Disa njerëz duhet të kenë që minimalisht duhet të fisnikërohen para opinionit publik. Megjithatë kjo hyn tek ata njerëz që hyjnë tek njerëzit që i falin dhe e dinë çfarë bëjnë.
Mua më vjen keq edhe njëherë që ka ndodhur ajo punë dhe që nuk është Luca dhe as ai tjetri nuk është pjesë e atij aksidenti’, ka deklaruar ai.