BallinaKryesoreVIDEO/ Bashës i bashkohet familja në skenë: Misioni im, anëtarësimi në BE

VIDEO/ Bashës i bashkohet familja në skenë: Misioni im, anëtarësimi në BE

spot_img
spot_img

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbyllur fjalimin e tij të parë pas cceljes së fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. Menjëherë pas mbylljes ai është surprizuar pasi në skenë i janë bashkuar bashkëshortja me dy vajzat.

Nën ritmet e këngës së fushatës,me mbylljen e fjalimit të tij kanë shpërthyer edhe zbukurimet në skenë.

Ai më pas i rrethuar nga simpatizantët u largua për t’i dhënë fund këtij ‘mitingu’ të parë elektoral për zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i Partisë Demokratike në fjalën e tij në çeljen e fushatës deklaroi se misioni i tij madhor kur të zgjidhet kryeministër është futja e Shqipërisë në BE.

“Nesër do të jetë ndryshe. Dita e dinjitetit dhe mirënjohjes për ju po afron. Për të gjitha këto, Shqipëria i ka mundësitë dhe ne do t’i vëmë në shërbimin tuaj.

Miqtë e mi, të rinj dhe të reja, studentë, lulja e kombit tonë, energjia dhe forca e këtij vendi, bijë dhe bija, mbushini zemrat me shpresë, bashkohuni me ne për të ndryshuar këtë vend.

Rini shqiptare, çdo gjë e mirë që i ka ndodhur këtij vendi, mban vulën tuaj. Këtë herë vendi ka nevojë për ju. Për tetë vitet e fundit, Shqipëria i është larguar BE për shkak të kryeministrit dhe qeverisë në ikje. Jetët tona do të jenë shumë më të mira në çdo drejtim, kur Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Unë e di si arrihet kjo. Sot Shqipëria është falë nesh në NATO.

Ne caktuam një pikësynim, punuam fort dhe ia dolëm. Sot vij para jush për të shpallur një tjetër synim, një detyrë, mision: kur të më zgjidhni kryeministër detyra e parë madhore është futja e Shqipërinë në BE. Të nisim rrugëtimin e pandalshëm deri në anëtarësimin e plotë në familjen evropiane”, tha Basha.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular