BallinaAktualitetE dashura e djalit u akuzua për masakrimin e tyre, merr tjetër...

E dashura e djalit u akuzua për masakrimin e tyre, merr tjetër kthesë vrasja makabre e çiftit shqiptar

spot_img
spot_img

Ka marrë tjetër kthesë hetimi vrasjen e çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar në valixhe.

Mediat italiane raportojnë se ADN-ja jo e plotë që i përkiste një personi të panjohur, një burri, u gjet në dorezën e njërës prej çantave.

Ky është rezultati i analizave të kryera nga Karabinierët e  Romës në emër të Prokurorit Publik të Firences dhe duket se tashmë hetimet do të thellohen.

Për më tepër, nga 14 repertorë të gjetur në apartamentin ku ndodhi krimi, janë gjetur edhe gjurmë të tjera të ADN-së së përzier, me një përbërës kryesisht femër.

Një nga fëmijët e çiftit, Taulant Pasho po hetohet në lidhje me krimin së bashku me ish-të dashurën e tij Elona Kalesha.

Kalesha është e arrestuar, ndërsa vëllai i saj më i vogël, Denis Kalesha, po hetohet gjithashtu. Djali i çiftit Pasho, pas një periudhe kërkimesh, u gjet në Zvicër sërish në burg.

Si ndodhi krimi

Krimi dyshohet të ketë ndodhur për një shumë prej 50 mijë eurosh të marra nga çifti si kompensim për një aksident.

Lidhur me zbulimet e fundit, avokati i Elona Kalesha, Fabio Febbo, shpjegoi se mungesa e ADN-së së një femre në dorezat e valixheve do të ishte prova se bagazhet me të cilat gruaja u pa të dilte nga shtëpia në Felice Fontana ku besohet se ndodhi krimi, nuk ishin ato me kufomat e Shpëtimit dhe Tauta Pashos.

Për më tepër, gjurmët e ADN-së në apartament mund t’u përkasin njerëzve krejtësisht të palidhur me hetimet, pasi që apartamenti ishte dhënë me qira deri në vitin 2020. Tani pritet krahasimi me ADN-në e tre personave të hetuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular