Pas tre ditësh përballje me flakët në magazinën e Qendrës Tregtare në Tiranë nuk ka ende asnjë gjurmë nga shefi i sigurisë, Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar brenda.
Forcat e zjarrfikëses kanë marrë qen për t’i ndihmuar në gjetjen e 33-vjeçarit, i cili ka mbetur i bllokuar në magazinën e qendrës tregtare.
Më herët familjarët akuzuan shtetin se kanë lënë zjarrfikësit pa mjetet e duhura të shpëtimit
“Na gjeni trupin. Unë po e qaj tek porta .. akoma nuk po del xhenazja” tha i ati i Arjan Salës, djalit 33 vjeçar i cili punonte si shef i sigurisë.
Kujtojmë se Arjan Sala hyri mes flakëve për të shpëtuar të tjerët, por nuk mundi të dalë më nga magazina.