BallinaAktualitetInfermierja vdes nëntë ditë pasi bëri vaksinën kineze

Infermierja vdes nëntë ditë pasi bëri vaksinën kineze

spot_img
spot_img

Një infermiere indoneziane vdiq nëntë ditë pasi bëri vaksinën kineze të Sinovac. Kështu raporton e përditshmja ‘Taiwan News’.

Gazeta shkruan se Kina ka nisur të dërgojë vaksina në vende të ndryshme si pjesë e asaj që njihet si ‘diplomacia e vaksinave’, në një përpjekje për të rregulluar imazhin e dëmtuar pas shpërthimit të pandemisë në Wuhan.

“Sidoqoftë, për shkak se u nxitua që vaksinat të dalin në treg pa përfunduar fazën e tretë të provave klinike, shkalla e ulët e efikasitetit dhe një numër i madh efektesh anësore të raportuara, kanë shtuar shqetësimin për sigurinë e tyre”, shkruan gazeta.

Infermierja 33-vjeçare vdiq pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës me dy doza. Ajo kishte pasur temperaturë, mungesë frymëmarrje dhe kollë. Raportohet se ajo nuk kishte probleme të tjera shëndetësore, por ishte obeze.

Qeveria e Indonezisë nuk ka komentuar për lidhjen e mundshme mes vaksinës dhe vdekjes së infermieres.

Gazeta shkruan se autoritetet rregullatore në Brazil kanë shprehur shqetësim për faktin se Kina nuk i ka bërë publike të dhënat për këtë vaksinë. Një studim i zhvilluar në Brazil zbuloi se vaksina kineze ka një efikasitet prej 50.4 përqind.

Kujtojmë se kjo vaksinë ka mbërritur në Shqipëri. Ajo është porositur përmes Turqisë nga një marrëveshje e arritur mes qeverisë shqiptare dhe një kompanie turke.

Vaksina është kritikuar në Perëndim pasi mungojnë të dhënat për të dhe ekziston shqetësimi se efikasiteti është i ulët dhe efektet anësore të shumta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular