Kina ështe konsumatorja më e madhe e pambukut në botë dhe ze vendin e dytë përsa i takon prodhimit.Në rajonin e Xijangu-ut është përqëndruar kryesisht prodhimi i kësaj bime.
Kushtet shumë të veçanta natyrore në rajonin e Xinjiang-ut, si ndryshimi i madh i temperaturës midis ditës dhe natës, ndriçimi i plotë i diellit, periudha e gjatë e rritjes etj. sigurojnë cilësinë e shkallës së parë botërore të pambukut të Xinjiang-ut me fibër të gjatë, i cili është shumë i kërkuar në treg për prodhimin e veshjeve dhe të jorganëve të ngrohtë, ajrues dhe të përshtatshëm për të gjithë . Gjatë viti prodhues 2020-2021, vëllimi i prodhimit të pambukut në Kinë ishte afro 5.95 milionë tonë, ndërsa vëllimi i përgjithshëm i kërkesës është afro 7.8 milionë tonë, d.m.th. një mungesë prej 1.85 milionë tonësh. Vëllimi i prodhimit të pambukut në Xinjiang është afro 5.2 milionë tonë, duke zënë 87% të vëllimit të përgjithshëm të Kinës dhe 67% të vëllimi të konsumit në Kinë.
Vëllimi i pambukut të Xinjiang-ut nuk është i mjaftueshëm as për përdorimin në vend. Çdo vit Kina duhet të importojë edhe 2 milionë .
Sipas të dhënave të publikuara në vitin 2020 nga sektori i bujqësisë i Xinjiang-ut, në këtë rajon përqindja e vjeljes së pambukut me makinë arriti mesatarisht në 69.83%, ndërsa në pjesën veriore të rajonit, kjo përqindje arriti në 95%.