BallinaBotaVIDEO/Momenti kur dy trenat përplasen në Egjipt, 32 të vdekur

VIDEO/Momenti kur dy trenat përplasen në Egjipt, 32 të vdekur

spot_img
spot_img

Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin tronditës kur dy trena pasagjerësh përplasen në Egjiptin jugor, duke lënë të paktën 32 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur, ndërsa vagonët e shumtë dolën nga shinat dhe u kthyen përmbys.

Mediat e huaja shkruajnë se përplasja ndodhi në provincën Sohag, 285 milje në jug të Kajros. Raportohet se persona të paidentifikuar kanë tërhequr frenin e urgjencës në një tren të drejtuar nga Luxor për në Aleksandri, duke bërë kështu që ai të ndalonte në shina.

Si pasojë, një tren i dytë që shkonte nga Aswan në Kajro, më pas u përplas në të nga mbrapa, duke bërë që të paktën dy vagonë të dilnin nga shinat. Të paktën 100 njerëz kanë mbetur të plagosur nga përplasja e fuqishme që terrorizoi një botë të tërë.

Presidenti Abdel-Fattah tha se ai po vëzhgon situatën dhe se personat përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi.

“Kushdo që e shkaktoi këtë aksident tragjik, qoftë nga neglizhenca, korrupsioni ose arsye të tjera, do të përballet me një ndëshkim pa asnjë përjashtim, ngurrim ose shtyrje”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular