Ora News ka publikuar pamje nga ajo çfarë ka mbetur nga magazina e shkrumbuar nga zjarri pranë qendrës tregtare “Casa Italia”.
Flakët që kishin shpërthyer pasditen e së mërkurës arritën të shuheshin sot pasdite.
Gjithçka është e shkrumbuar. Disa familjarë kërkojnë për të gjetur një gjurmë nga djali 33-vjeçar Arjan Sala, shefi i sigurisë i cili mbeti i bllokuar në magazinë teksa shkoi të shpëtonte punonjësit.