BallinaKronikeEMRI/Arrestohet drejtori në Portin e Shëngjinit, ja për çfarë akuzohet

EMRI/Arrestohet drejtori në Portin e Shëngjinit, ja për çfarë akuzohet

spot_img
spot_img

Policia e Lezhës i ka vënë prangat sot drejtorit të sigurisë së Portit të Shëngjinit, Agustin Gjini.

Dyshohet që gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit te Arkivit dhe Protokollit ne ish komunen Shengjin, Gjini të ketë falsifikuar dokumentet, duke tjetersuar nje siperfaqe toke ne bregdetin e Shengjinit, nga lloji i pasurise rere ne are.

Hetimet për këtë dyshim kanë nisur 6 muaj më parë.

Sipas burimeve, policia ka shpallur në kërkim edhe përfituesin e tokës, shtetasin me inicialet S.U.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin A. Gj., 56 vjeç, banues në Ishull Lezhë, për vepren penale “Falsifikimi i dokumenteve “.

Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore personave të tjerë te implikuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular