Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nis librin e tij të parë me një ngjarje që ka ndikuar në formimin e tij politikisht si i djathtë dhe si një person kundër sistemit diktatorial.
Basha tregon një ndodhi të vitit 1984 kur ishte vetëm 10 vjeç dhe daja i tij e kishe marrë pranë për të dëgjuar fshehurazi lajmet e “Zërit të Amerikës”. Kujtojmë që në atë kohë regjimi komunist nuk lejonte të dëgjoheshin media të tjera veç atyre të kontrolluara nga shteti.
Aq të pazakontë e përshkruan kreu i PD-së atë histori, saqë thotë se familjarët e tij frikësoheshin njësoj sikur të kishin bërë ndonjë krim. Pikërisht kjo ngjarje dhe fryma që i ka ushqyer familja gjatë viteve kanë ndikuar në formimin e ideologjisë politike të z. Basha.
Në vijim të faqeve të para, Basha kujton periudhën e viteve ‘91-‘92 kur qytetarët filluan ngadalë duke shprehur mendimet e tyre të para të lira. Ndërkohë, ndonëse ende gjimnazist, kreu i PD-së tregon se në mars të vitit ‘92 nisi angazhimin e tij në jetën publike si vëzhgues i zgjedhjeve nga Komiteti i Helsinkit. Më pas kreu i PD-së thotë se pati shansin e rrallë për të studiuar jashtë, ndërsa thoshte se aspironte të ishte vazhdimisht pjesë e PD-së. Gjë e cila u bë realitet me ftesën e kryetarit të PD-së së asaj kohe, Sali Berisha. Teksa rikthehet sërish pas në kohë në kapitullin e dytë në libër, Basha kujton vizitën e tij të parë në selinë e PD-së dhe lobimin që kishte bërë që në atë kohë, që Aurela, bashkëshortja e tij dhe ish-shoqja e klasës, të takohej me z. Berisha.
PJESË NGA LIBRI
Kur kthehem pas ne kohe per te gjetur ngjarjen apo momentin kur kam folur apo kam menduar per here te pare per politiken, ndal ne nje mbremje te vitit 1984, kur daja im me ftoi te degjonim fshehur “Zerin e Amerikes”. Ishin lajmet e ores 18.00. “Qeveria e Tiranes…”, u degjua zeri kumbues i Elez Biberajt dhe pastaj vijoi nje edicion i plote lajmesh ne nje bote qe as e njihja dhe as e perfytyroja, e cila me dilte plotesisht jashte kornizave te dites sime. Isha 10 vjec’. Kete emision e pasuan biseda zeuleta me dajen tim dhe rrethin familjar ne kushte te besueshme, biseda te cilat formesuan tek une nje adoleshent ne fund te viteve ‘80, idete e para per politiken.
Megjithese isha fare i vogel, dy gjera i mbaj mend akoma edhe sot. E para, atmosfera familjare, e cila ishte tejet e kujdesshme qe keto biseda te ishin sekrete dhe të mos dilnin jashte mureve te familjes, a thua se ajo qe po flisnim ishte krim. Dhe e dyta, kuptova se sa e rendesishme ishte politika per familjen tone dhe per jeten e njerezve ne pergjithesi. Eshte e qarte se formimi im politik, koncepti qe kam per te apo vlerat ne te cilat besoj, jane ato te se djathtes. Ishte nje formim pothuajse i percaktuar..
PERIUDHA E NDRYSHIMIT
Ne te vertete, po te bej nje kthim te shkurter ne fillimin e viteve ’90, me kujtohet qe mjedisi ne te cilin Shqiperia gjallonte ato kohe – kur isha jo me shume se 15-16 vjec’ – mbartte nje atmosfere ngjarjesh per te cilat nuk mund te mos shpreheshe, ndaj te cilave nuk mund te qendroje indiferent. Gjithkush e kishte nje mendim dhe e shprehte aty ku mundej, megjithese atmosfera ishte ende e nderur politikisht. Diten pas renies se Murit te Berlinit, mbaj mend qe ne oren e mesimit mesuesja kujdestare na pyeti se c’fare mendonim per ato ngjarje.
Nxenesit nuk po flisnin ndaj dhe une, se bashku me nje shok, morem fjalen. Sot nuk me kujtohet saktesisht se c’fare thashe, por sigurisht ishte dic’ka kunder regjimit te Partise se Punes. Nuk mund te ishte ndryshe. Une isha rritur me ate fryme në familjen time, e cila nuk e pranoi ate regjim ne asnje dite. Mbaj mend qe nje shok tjeter me tha: “Hej… kujdes se erdhi Aro”. Arot ishin tipat e makinave famekeqe te regjimit qe shoqëronin c’dokend qe fliste kunder tij. Behej fjale per Sigurimin.
Tirana e viteve ’90 kishte atmosferen e nje qyteti qe ziente, sikurse ziente e gjithe Shqiperia dhe vajtja jone si nxenes gjimnazi ne mitingjet ne Qytetin Studenti eshte ndoshta kujtimi im me i pashlyer i asaj kohe. E ndieja se dic’ka e bukur po vinte per shqiptaret. Shihja shprese dhe shkelqimin e syve te mijera te rinjve, edhe te shoket e mi te gjimnazit me te cilet bisedonim me entuziazem ne menyren tone, edhe pse shume gjera nuk i kuptonim ne ate moshe.
ROLI NË ZGJEDHJET E 22.03.1992
I dhene gjithnje pas vokacionit publik, une shume shpejt u angazhova ne Komitetin Shqiptar te Helsinkit. Megjithese isha gjimnazist, me Kujtim C’ashkun dhe aktiviste te tjere kryenim misione monitorimi, deklarata, prisnim gazetare dhe vezhgues te huaj. Si nje aktivist krejt i ri, vazhdova keshtu me te tjera pune dhe te tjera procese ne ato dite te vrullshme deri ne zgjedhjet e vitit ’92.
Kesisoj pata mundesine qe ne nje periudhe te paperseritshme per historine e Shqiperise dhe unike ne jeten time, te ushtroja nje dimension te ri timin: perkushtimin ndaj njerezve, mbrojtjen e kauzave per njerez te panjohur, sherbimin ndaj c’eshtjeve publike. Ne zgjedhjet e 22 marsit 1992, une sherbeva si vezhgues, ndoshta vezhguesi me i ri ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ne emer te fondacionit “Johannes Wier”. Edhe pse i ri ne moshe, perfshihesha sa here qe flitej per lirite e individit. Prandaj, edhe profesioni im i ardhshem me c’oi drejt atij rrugetimi, me studimet e mia per drejtesi ne Universitetin e Utrechtit ne Holande.
FTESA E BERISHËS NË VITIN 2004
Ne fund te vitit 2004, vokacioni im per t’i sherbyer interesit publik e per t’u bere zeri i njerezve, me brente perseri dhe c’eshtja m’u shtrua edhe njehere. Ndoshta ne ato momente kam marre vendimin me te rendesishem dhe me frymezues per jeten time, perfshirjen ne politike, kur kisha c’do mundesi per t’u konsoliduar ne profesion si jurist i se drejtes nderkombetare. Pertej endrrave rinore per nje karriere te rendesishme prestigjioze profesionale, sot mendoj se ne thelb te gjitha zgjedhjet e mia kishin qene te paralajmeruara qe do te shkonin drejt politikes.
Per shembull, une nuk zgjodha gjate studimeve te mia te studioja per te drejten private, por te studioja per te drejten nderkombetare, e cila ishte, ne njefare menyre, nje forme e politikes. I kam thënë me bindje Aureles, te dashures sime te asaj kohe dhe sot bashkeshortja ime, e cila ishte mjaft e integruar dhe e dhene per nje karriere nderkombetare me mundesi shume te mira aty ku studionim, nje fjale qe ndau epokat dhe fatin e familjes sone:
“Nese nuk do ta ndjek ate qe dua te bej me gjithe zemer, do të vije nje dite qe nuk do duroj dot veten time, e pastaj nuk do të me durosh dot as ti”. Ky ishte arsyetimi perfundimtar per t’i thene “po” ne fund te vitit 2004 fteses se Sali Berishes per t’iu bashkengjitur 40 individeve qe Partia Demokratike ftoi ne kuader te organizmit “Komiteti i Orientimit te Politikave” (KOP).
Ndjesi te tilla jane nga ato qe vendosin fatin e nje njeriu. Ndjesi qe nuk mund te shmangen. Ato te therrasin gjithmone, edhe pse ndonjehere mundohesh t’u ikesh, derisa e kupton qe jeta jote eshte e destinuar drejt nje rrugetimi te caktuar. Ne ate moment, per here te dyte pas perfshirjes sime si aktivist rinor i opozites se viteve 1991-‘92, i dhashe udhe nje angazhimi, nje menyre te re te te konceptuarit per politiken.
Ky ndoshta eshte thelbi i asaj qe duhet te korrigjojme ne kete anormalitet ku eshte vendosur politika ne shoqerine shqiptare. Politika eshte sherbim ndaj njerezve, ajo eshte mision dhe vizion. Kjo thirrje e brendshme qendron ne thelb te rrugetimit tim ne politiken aktive, edhe pse kisha te ardhura te mjaftueshme dhe te vazhdueshme nga puna ime disavjec’are, nevoja materiale te plotesuara dhe mundesi te mira per nje karriere te rendesishme nderkombetare.
Rrethanat e politikeberjes sot jane edhe me komplekse, pasi Shqiperia nuk eshte me as ajo e vitit ’90, as e vitit 2005. Kane kaluar tri dekada dhe ne njefare menyre emergjenca per ta rikonceptuar kete rol ose angazhim politik, eshte sot me e madhe se kurre. Publiku dyshon, partneret po ashtu, njerezit i kane rritur pretendimet ndaj politikes dhe ne kemi nevoje per nje kthim ne nje shtrat normal politik, jashte estrades dhe ekzagjerimit, jashte groteskes dhe qesharakes, larg tam-tameve, dajres, bejteve, jashte tallavase politike, dhe me e rendesishmja, jashte flirtimit me te keqen, me banalen, me vulgaren, madje dhe me diktatorialen.
VIZITA E PARË NË SELINË E PD DHE LOBIMI PËR AURELËN
Ne ndërtesën e pare te PD-se ne rrugen “Fortuzi” kam shkelur per nje arsye te çuditshme, por dhe te thjeshte per kohen. Sapo kishte dale numri i pare i gazetes “Rilindja Demokratike”, gazeta e pare opozitare. I gjithe qyteti e kerkonte. Gazeta e pare ishte prodhuar ne dhjetera mijera kopje dhe ishte perpire qe ne minutat e para ne treg. Njerezit ishin te uritur per fjalen e lire.
Shkova ne zyrat e PD-se per te kerkuar nje numer te saj dhe me veshtiresi arrita te siguroj dy cope, nga te cilat njera kopje nuk e kishte fleten e mesit. Nje kopje te numrit te pare te kesaj gazete e ruan sot e kesaj dite babai im, Xhelali, pa ditur asokohe se i biri do te behej nje dite kryetari i Partise Demokratike. Pas asaj dite te fillimit te janarit te vitit 1991, lidhja ime me kete parti mbeti emocionale. Ne ato fillime, ne godinen e PD-se, te cilen une e vizitoja shpesh, hynin dhe dilnin lirshem shume njerez. Me vone ajo u zhvendos ne seline tjeter ne Rrugen e Kavajes.
Me kujtohet se si nje here ia plotesova Aureles, shoqes sime te klases, deshiren e madhe qe kishte per te takuar personalisht Sali Berishen. Si aktivist i Partise dhe veprimtar i shoqërisë civile, une kisha kontakte te herepashershme me liderin e opozites. Nje dite arrita te “loboj” qe Aurela te takonte doktorin per disa minuta ne zyren e tij. Qe te dy ne, atehere vetem shoke gjimnazi, krijuam keshtu nje lidhje shpirterore me Partine Demokratike. Te dy ndienim se kjo parti ishte e vetmja force dhe levizje mbareshoqerore perendimore qe ngjallte besim. Fitorja e demokrateve ne vitin 1992 me gjeti maturant dhe, si c’do i ri, dhe une kisha endrrat dhe projektet e mia per jeten.