Nga Hazi A. Lika
Publikimi përmes fotos të një fakti, nga politologu Ermal Hasimja, lidhet me prindërit e Luljeta Bozos kryetare e listës së deputeteve të P.S për Tiranën. Fotoja provon një ngjarje të rëndë në 1946 (sipas Ermal Hasimes) rrëgjimi komunist pushkaton një inxhinier 33 vjeçar, i hedh familjen në rrugë dhe prindërit e Luljeta Bozos e zaptojnë në mënyrën komuniste shtëpinë për ta gëzuar 50 vjet. Kjo u bë e njohur përmes medieve, përshkoi rrjetet sociale dhe portalet on.line. Ky debat nxitet kur znj. Bozo në një emision televiziv mban qëndrim provokativ, me qellim të dukshëm për të promovuar vlera në figurën e diktatorit Hoxha dhe rrëgjimit të tij. Mendjendritura Inxhiniere ( me simptoma të dukshme sklerotike të mendimit të motnuem) na thojka Ne disa vlera të asaj kohe që Ne nuk paskemi ditur t’i kuptojmë. Duke mos u marr me integritetin profesional të inxhinieres, bërë dhe çertfikuar përmes karrierës së saj të gjatë, dimensioni njerëzor i saj na ka befasuar. E si taksapagues shqiptar më lind aq e drejte morale dhe njërzore t’i kërkoj kaq hesap taksaharxhusës time.
Në radhë të parë ke hyrë në një shtëpi ku prindërit tuaj kanë mbjellë Lule- jetën e tyre në shtratin e vdekjes së Tjetrit, ku u shuajt një familje e pafajshme. Lule-jetë e vdekjes, ju flisni kështu pasi ju përndjek gjithnjë ai mëkat I asaj shtëpie, ku mallkimet janë ngritë deri në qiell dhe nuk të lejnë të zësh vend. Kështu që znj. Bozo, unze ju kam borxh tju paguaj taksat për ty , kurse mëkatët e juaja familjare, nuk kemi pse ti mbajmë gjithë ne si mëkat kolektiv.
E dyta; si grua, nënë, si prind vazhdon të të mos dhëmb aspak dhimbja e Tjetrit, që është ndryshe teje në përkatësinë klasore, e “armikut klasës”. Është e rëndë për ju që pranoni të merrni pjesë në politikë si femër për të “nënzuar” politikën dhe nuk tregoni të paktën aq dinjitet gjinor për të sjellë si nënë empatinë njerëzore.
E treta; Kur emri juaj u vendos në listë, një kolegia ime shprehet me konsiderata për ju “Ja më në fund, në ulësen e një krimineli, inxhinieria Luljeta Bozo….!” Në fakt unë kur mësova moshën tuaj replikova më të pasi ju paragjykova si e përdorur. Tashi pas gjësë që ndodhi djallëzisht apo se naive, nuk jam I bindur për këtë, por me një gjë jam mesë I bindur, je e përdorur, bile e keqpërdorur, keq shumë…!
Apeli që kam në fund për ju si qytetar është ky: Duke cituar edhe njëherë kolegen time, vërtetë ju mund të keni zënë ulësen e një krimineli, por ai krimineli që mund të jetë ulur, apo mund të ulej aty tek ju, vret shumë pak sot në kohën tonë krahasuar me atë kriminelin që ju kërkoni të na e rehabilitoni. Ju e kompromentuat keq misionin si deputete e kuvendit, në vend të asaj si nënë empatikie të paktën të denoncosh krimet e sotme, ju paskeni marr përsipër të bëni avokatinë e krimeve më monstruoze të regjimit vrasës të Enver Hoxhës.
E nderuar z. Bozo, ju privatisht t’ju jeni mirënjohës privilegjeve dhe favoreve që ju ka krijuar E.Hoxha ju dhe familjes suaj, por nuk ju kemi asnjë borxh ne taksapaguesit tuaj sot për ty personalisht, privilegjet dhe favorizimet që I keni gëzuar në atë kohë të na I shitni si vlera që të na udhëzojnë edhe sot.