BallinaKryesoreVIDEO/VOTE kundër shkatërrimit të Kulturës, Artit e Trashëgimisë sonë kulturore dhe historike

VIDEO/VOTE kundër shkatërrimit të Kulturës, Artit e Trashëgimisë sonë kulturore dhe historike

spot_img
spot_img

Nga Taulanda Jupi

Mungesa e vullnetit politik për vendimmarrje të drejta në shërbim të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore gjatë viteve 2013-2020, ka penguar dinamikën zhvilluese të këtij sektori të pazëvendësueshëm për ndikimin e tij në mirëqenie, zhvillim dhe edukim, e fatkeqësisht në disa fusha ka dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme vlera të rëndësishme të trashëgimisë, kulturës dhe historisë sonë kombëtare.
Si rezultat i kësaj vendimmarrje sot kemi dëme të pakthyeshme në objekte të rëndësishmë trashëgimisë kulturore.
Megjithëse në të dy programet edhe në vitin 2013 edhe në vitin 2017 ishte premtuar:
“Rikonstruktim tërësor i Teatrit Kombëtar sipas standardeve europiane”,
kjo ndërtesë u shemb përmes dhunës, terrorit dhe paligjshmërisë duke dokumentuar qartë se shteti është vënë në shërbim të krimit e mafies, por edhe duke shpërfillur organizata prestigjioze që mbrojnë dhe vlerësojnë trashëgiminë kulturore si Europa Nostra dhe partnerët ndërkombëtarë të cilët vazhdimisht ngulën këmbë për dialog dhe zgjidhje institucionale.
Po kështu, stadiumi Kombëtar Qemal Stafa u shemb në paligjshmëri të plotë, pasi vendimi për shembjen dhe akti i shembjes u kryen kur ishte ende objekt brenda zonës së mbrojtur, apo dhe ndërhyrje të tjera në qendrën historike të Tiranës si ndërhyrja në Sheshin Skënderbej, dëmtimi pamor i Kullës së Sahatit, kanë ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme perspektivën pamore të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, duke humbur vlerat funksionale, arkitekturore dhe historike të tij.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular