Ambasadorja Yuri Kim viziton Gjirokastrën, mahnitet me suveniret në Qafën e Pazarit

2
325

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e kaloi këtë fundjavë në Gjirokastër. Ambasadorja e bëri privatisht vizitën dhe pati rastin të shijojë gatimet tradicionale të zonë.

Znj. Kim vizitoi Libohovën, kalanë e Gjirokastrës dhe shëtiti në rrugët dhe sokakët me kalldrëm të qytetit të UNESCO-s.

Në Pazarin e restauruar, zonja Kim qëndroi më gjatë. Ajo hyri dhe bleu objekte turistike pothuajse në të gjitha dyqanet e artizaneve dhe antikuarëve në Zonën Historike.

Ambasadorja publikoi  në Instagram përshtypjet e kësaj vizite duke u përshkuar si shumë të bukur: “Ditë magjike në Gjirokaster, me një vizitë në kala dhe në Kishën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari. Pjesa më e bukur ishte dalja në fotografi nga miqtë e rinj në Pazarin e Vjetër!”

ImageImageImageImageImageImageImage

Image

Image

Image

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: startnews.news/2021/03/28/ambasadorja-yuri-kim-viziton-per-here-te-pare-pazarin-e-gjirokastres-mahnitet-me-suveniret/ […]

Comments are closed.