BallinaAktualitetEkspertiza/ Arjan Salaj vdiq kur po tentonte të dilte nga dera e...

Ekspertiza/ Arjan Salaj vdiq kur po tentonte të dilte nga dera e emergjencës, por…

spot_img
spot_img

Report Tv zbardh ekspertizën paraprake për zjarrin e rënë në magazinën e nëndheshme disa ditë më parë në një qendër tregtare në Tiranë.

Zjarri në magazine me mallra plastike e veshje, dyshohet se nisi pas një shkëndije elektrike në kabullin e neonit.  Shkëndijat elektrike ranë mbi rroba sintetike duke krijuar flakë të shumta që forcave zjarrfikëse ju deshën mbi 2 ditë për t’i shuar zjarrin, pasi temperatura në magazinë arriti mbi 900 gradë.

Zjarri ka rënë rreth orës 15:00 teksa punëtorit prisnin kamionin me mall. Të parët që tentuan të shuajnë zjarrin ishin punonjësit e sigurisë mes tyre edhe Arjan Salaj, që fatkeqësisht u gjet i pajetë ditën e djeshme në magazinën e shkrumbuar.  Punonjësit e sigurisë shuan flakët por jo vatrën e për pasojë, zjarri u riaktivizua më pas.

Në orën 15:30 flakët aktivizuan alarmin, ndërsa 2 punonjës dhe djali i pronarit u futën t’i shuanin. Arjan Salaj u fut thellë në magazinë që të shuante flakët, thonë burime për Report Tv. Ai tentoi të largohej nga dera e emergjencës, por u rrëzua për shkak të errësirës dhe tymit.

Trupi i pajetë i të ndjerit u gjet shumë pranë derës së emergjencës.  Ai u përcoll dje nga familjarët në banesën e fundit, ndërsa qeveria pritet ta shpallë Dëshmor të Atdheut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular