Në masa të rrepta sigurie, kjo e kushtëzuar shumë nga kushtet e imponuara nga COVID-19, Anglia nuk preferoi as të zhvillonte seancën e fundit stërvitore në “Air Albania”, por iu drejtuan menjëherë hotelit, për të zbritur direkte në fushë sot, në orën 18:00. “Tre luanët” zbarkojnë në Tiranë me një objektiv të vetëm, të marrin fitoren e dytë në kualifikueset e botërorit për tu shkëputur menjëherë nga ndjekësit e tjerë në Grupin I.
Mediat angleze kanë zbardhur disa detaje nga rreshtimi i mundshëm që trajneri Southgate ka projektuar për këtë përballje me Shqipërinë. Në portë pritet të jetë Nick Pope, ndërsa një dilemë ka të bëjë me krahun e djathtë të mbrojtjes, i duhet të zgjedh një ndërmjet Reece James (Chelsea) dhe Kyrian Trippier (Atletico Madrid). Në qendër Maguire dhe Stones janë të paprekshëm, sikurse edhe Luke Shaw në linjën e majtë. Southgate nuk ka dilema sa i përket mesfushës, titullarë pritet të startojnë Rice i West Ham dhe Mount i Chelsea ndërsa Phil Foden dhe Ward-Prowse janë në balotazh për një fanellë titullari. Sulmi pritet ti besohet kapitenit Harry Kane që do të mbështet nga Lingard dhe Sterling.
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: startnews.news/2021/03/28/formacion-sulmues-i-anglise-gjimshiti-me-shoke-ne-gatishmeri-nr-1/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 46182 more Information on that Topic: startnews.news/2021/03/28/formacion-sulmues-i-anglise-gjimshiti-me-shoke-ne-gatishmeri-nr-1/ […]
Comments are closed.