Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar takimet e Lulzim Bashës turp dhe papërgjegjshmëri për shkak të grumbullimeve, vjen një reagim nga Partia Demokratike,
REAGIMI I PD
#Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë.
#Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve.
#Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët.