Deklaratat e kryeministrit, reagon PD: Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin

0
204

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ku lëshonte akuza për fushatat e Lulzim Bashës, vjen një reagim nga Partia Demokratike.

Përmes një mesazhi, PD-ja thekson se Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin.

REAGIM I PD

Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.
Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.
Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!