Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e mbrëmshme, ku u dogj pjesërisht makina e modeles Françeska Jaçe. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:04, në lagjen “Pavarësia”.
BW raporton se ka dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, pasi mendohet se makina luksoze ‘Range Rover Velar’ është tentuar të vidhet.
Sipas burimeve të policisë, automjetet luksoze kanë një sistem antizjarri që kur ndjejnë flakë në afërsi të sensoreve në pika të caktuar, hapen automatikisht.
Makina e Françeska Jaçe është ndër mjetet më të shtrenjta, pasi vlera e saj shkon në mbi 50 mijë euro.
Fillimisht policia mendoi për një bombë poshtë automjetit, por pas verifikimit doli që ishte vetëm një vatër zjarri, e cila dyshohet se ishte vendosur qëllimisht.
Dy pistat e hetuara janë ato të një tentative për zjarrvenie të qëllimshme dhe pista e dytë është ajo e tentativës për vjedhjen e makinës, e cila në tregun e automjeteve të vjedhura ka po ashtu vlerë të lartë.