BallinaKryesoreKorçë/Studentët e presin Bashën me poezinë e Asdrenit me të cilën kryedemokrati...

Korçë/Studentët e presin Bashën me poezinë e Asdrenit me të cilën kryedemokrati ka hapur librin e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po pritet me entuziazëm kudo. Ai sot është në Korçë, ku i është rezervuar një pritje madhështore nga mijëra mbështetës përgjatë rrugës, por edhe kudo ku është ndalur.

Pjesë e kësaj atmosfere kanë qenë edhe studentët. Ata e kanë përshëndetur z. Basha me poezinë e Asdrenit me të cilën kryedemokrati ka hapur librin e tij, “Misioni im”, gjithashtu i kanë kënduar edhe këngën “Duam më shumë Shqipërinë”.

“Faleminderit rini korçare për këtë pritje. Zemrën e kam të mbushur me besim. Pak ditë na ndajnë, por tashmë jua them me gojën plotë se ndryshimi ka ardhur. Është në zemrat dhe mendjet tuaja. Është një vullnet i pandalshëm, i rinisë shqiptare. Para se të vija këtu, u ndala tek “Lëndina e lotëve’ një pjesë në zemër e qytetit. Ndryshimi ka ardhur, është në zemrat tuaja, në mendjet tuaja. Dhe unë e ndeza një qiri ashtu siç është traditë por jo vetëm për të kujtuar shumë breza korçarësh që u larguan nga Korça, disa prej tyre ndërtuan një jetë të re edhe matanë oqeanit, shqiptaro-amerikanë të famshëm, mbështetës të kauzave të mëdha për vendin, por nuk e ndeza këtë qiri vetëm për ta. Për fat të keq e ndeza sepse lëndina e lotëve vijon të lëndojë. E ndeza për fat të keq, pasi Lëndina e Lotëve vazhdon të lotojë për bijat dhe bijtë e Korçës, që vazhdojnë që të ikin nga Korça. Në çdo vend të Shqipërisë ka një lëndinë lotësh të shqiptarëve. Ka lëndina lotësh njësoj si ajo që para 100-200 vitesh mbuloheshin nga trishtimi i familjeve. Por ndryshe nga atëherë, sot Korça i ka mundësitë. Korça e qytetarisë, e intelektualëve. Nuk është hera e parë që jam mes jush, ju jeni avangardë, integritet. Ajo që Korça nuk ka dhe s’ka pasur në këto 8 vite3, ka qenë një qeverisje që t’ju shihte në sy. që të kuptonte problemet e familjeve korçare. Korça nuk është dhe nuk do të jetë kurrë parku i fundjavës të pushtetarëve. Korça do ta filloj në atë fushë me të cilën është bërë lokomotivë e zhvillimit shqiptar, me fushën e dijes. Ekonomia është problemi thelbësor i Korçës. Kryeministri në ikje Korçën e ka përdorur dhe e përdor si resortin e fundjavës. Por nuk është kujtuar që t’i japë universitetit të Korçës fondet e mjaftueshme, t’u japë studentëve që studiojnë këtu veglat për të ndërtuar një jetë me dinjitet. Kjo qeveri dhe ky kryeministër s’ka pasur sy e vesh për ju. Kjo është gjëja e parë që ndryshon në 25 prill. Ne vijmë këtu para jush, jo me premtime boshe. Ne vijmë këtu me një plan që e kemi hartuar. 2 vite punë, mbi 500 ekspertë që do të nxjerrë Korçën tonë të dashur nga kriza e thellë ku ndodhet. Në qendër të këtij plani është një zgjim i ri kombëtar dhe ekonomik. Punësimi i rinisë shqiptare është objektiv kryesor i këtij plani, plotësisht të arritshëm. Ne kërkojmë që Europa të ndërhyjë në punët tona të brendshme, madje të bëhet njësh me ne, ta sjellim Europën në Shqipëri. Kam nderin që të ndaj këtu mes rinisë korçare, në këtë qendër të dijes dhe kulturës, se PD dhe unë kemi gati që ditën e parë të qeverisjes, planin së bashku me aleancën evropiane të universitete, për të nisur hapat e parë që do e bëjnë rininë shqiptare, të gatshme 100 të hapur për një treg pune drejt BE. Duke nisur nga fillimi i shtatorit, çdo i ri dhe çdo e re, do ketë mundësi që dhe online, të mësojë pa paguar 5 gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, e italisht.”, tha Basha.

Basha Ne Korce 2

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular