Një ngjarje e rëndë është shënuar për një familje në Elbasan. “Panorama.al” mëson se koronavirusi i ka marrë jetën baba e bir.
I moshuari Bajram Selimaj, 83-vjeç ndërroi jetë pesë ditë më parë, ndërsa i biri i tij, Skënder Selimaj, 53-vjeç ndërroi jetë sot.
Kujtojmë se kemi pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të të infektuarve me COVID-19. Në 24 orët e fundit u testuan pozitivë 434 raste të reja, ndërsa fatkeqësisht humbën jetën edhe tetë qytetarë. Një numër ky më i ulët në krahasim me dje kur u shënuan 11 viktima.
Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 125,157, kurse ai i viktimave në 2235