Facebook ka hequr një video të ish-Presidentit amerikan Donald Trump nga faqja e nuses së djalit të tij, Lara Trump.
Gjiganti i mediave sociale e ndaloi z. Trump në platformën e tij në janar pas trazirave nga mbështetësit në ndërtesën e Kapitolit në Uashington.
Lara Trump, një bashkëpunëtore e re e Fox Neës, postoi një video të saj duke intervistuar z. Trump për një sërë çështjesh.
Ajo më vonë postoi një screenshot të një emaili që mori nga Facebook që e paralajmëroi atë për ndalimin.
“Në përputhje me bllokimin që ne vendosëm në llogaritë e Donald Trump në Facebook dhe Instagram, përmbajtja e mëtejshme e postuar me zërin e Donald Trump do të hiqet dhe do të rezultojë në kufizime shtesë të llogarisë”, lexohet në një email nga “Katelyn”.
Lara Trump, e cila është e martuar me djalin e zotit Trump, Eric, në vend të kësaj postoi intervistën për emisionin e saj në internet “The Right Vieë” në platformën video Rumble dhe e lidhi nga faqja e saj në Facebook.
Pezullimi nga Facebook i llogarisë së z. Trump në 7 janar – një ditë pas trazirave të Kapitolit – po shqyrtohet nga Bordi i ri Mbikëqyrës, i cili u krijua për të vendosur mbi çështjet e diskutueshme të moderimit. Donald Trump u ndalua gjithashtu nga Twitter dhe YouTube.