BallinaKronikeKultivonin kanabis si në Londër, arrestohen tre persona në Lushnje, një në...

Kultivonin kanabis si në Londër, arrestohen tre persona në Lushnje, një në kërkim

spot_img
spot_img

Tre persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kishin përshtatur banesën në laborator për kultivimin e kanabisit, përmes ngrohjes me llamba. Në pranga janë vënë Fiqiri Dedej, Kreshnik Ibraliu dhe Klevis Likja. Gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë gjahu.

Sipas policisë, këta persona kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të banesës së 53-vjeçarit Fiqiri Dedej me aparatura. Në banesë uniformat blu kanë konstatuar edhe një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

“Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Lushnjë, operacioni antikanabis i koduar “Laboratori”.

Policia zbulon brenda një banese, një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba. Sekuestrohen fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë gjahu.  Bien në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe  punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra më parë në rrugë policore, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antikanabis të koduar “Laboratori”.

Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  F. D., 53 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë. K. I., 30 vjeç, banues në Lushnjë. K. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi K. K., 31 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnjë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të banesës së 53-vjeçarit F. D., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën 170 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike, kapikorta (pajisje me të cilat ishte bërë lidhja e paligjshme e energjisë elektrike).

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit F. D. është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë gjahu pa leje.  Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, njofton policia.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular