BallinaAktualitetMacron, letër Kurtit: Vazhdoni dialogun me Serbinë, kusht për t’u afruar me...

Macron, letër Kurtit: Vazhdoni dialogun me Serbinë, kusht për t’u afruar me BE-në! Ju mirëpres në Paris

spot_img
spot_img

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për marrjen e detyrës, në të cilën thekson se marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë është ligjërisht e detyrueshme, dhe një nga kushtet për t’u afruar me Evropën.

Macron në këtë letër ka thënë se do të ishte shumë i lumtur nëse Kurti do ta vizitonte atë në Paris, duke shtuar se shpreson që dialogu, i cili sipas tij, ka shënuar progres kohëve të fundit, të vazhdojë edhe nga Qeveria aktuale e Kosovës.

Ndër të tjera ai ka ofruar edhe mbështetjen e tij për këtë proces. “Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Macron.

Këtu, ka thënë ai, duhet shtuar edhe lufta kundër pandemisë, e cila duhet të ketë përparësi të menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj.

Presidenti francez i ka dhënë mbështetjen e tij Kryeministrit Kurti për të gjitha prioritetet për të mirën e kosovarëve. Ai gjithashtu ka ofruar mbështetjen e tij edhe për dialogun Kosovë-Serbi që, sipas tij, duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Në fund të urimit, Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se do të ishte shumë i lumtur që së shpejti të mirëpres Kryeministrin Kurti për vizitë në Paris.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular