Ditën e sotme u regjistrua një ngjarje e rëndë në Sarandë, ku një 48-vjeçar piu klor dhe përfundoi në spital.
Ndërkohë, pak më parë janë zbuluar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku bëhet me dije se 48-vjeçari me iniciale A.Ll., baba i katër fëmijëve ka pirë klor për shkak se nuk ka mundur të sigurojë dot lekët për të konsumuar raki.
Mësohet se 48-vjecari është i divorcuar, ndërsa ka qenë edhe dy herë i dënuar për dhunë në familje. A.Ll është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimin.