Unë jam në politikë për shkak të konfliktit midis të mirës dhe të keqes, dhe unë besoj se në fund triumfon vullneti i mirë.” (Margaret Theçer)
Nga Alketa Lugaj
Ka gjithnjë një moment që bëhet shtysa e momenteve të tjera, ka gjithnjë një veprim që bëhet shkaku i veprimeve të tjera.
Në vitin e largët 1997, sapo kisha mbaruar studimet e larta dhe isha në hapat e para si mësuese. E mendoja jetën time si diçka që varej nga unë dhe nga zgjedhjet e mia. Por mjaftoi të shihja se si para syve të mi shkërmoqej e gjithë siguria e jetës, se si ajo që ishte ndërtuar mund të shembej në një çast, se si “të tjerët”, turmat e egërsuara të nxitura nga forca të errëta të politikës përcaktonin fatin e individit.
Kishte një alternativë në këto çaste të turbullta :
Të pranoje të vendosnin turmat për jetën dhe fatin e çdo individi,
apo Të hiqje dorë nga indiferenca dhe t’i imponoje shoqërisë vullnetin dhe forcën e mendimit dhe veprimit si individ.
Unë zgjodha të dytën.
Zgjodha të bëhem pjesë e një partie politike që çmon individin dhe e gjen forcën e saj te kjo shumësi individësh, që konservon në vetvete vlerat e patjetërsueshme të respektit për të drejtën e zgjedhjes dhe të lirisë që nuk cënon lirinë e tjetrit.
Që nga ai çast nuk iu ndava Partisë Demokratike, në opozitë, pushtet e përsëri në opozitë, duke pasur në krah babain tim e më pas bashkëshortin tim.
Që nga ai çast në bindjen time Partia Demokratike është forca që edhe pse në një rrugë të re e të panjohur të demokracisë shqiptare mund të ketë bërë gabime, por asnjëherë nuk e ka çuar vendin në regres, përkundrazi.
Në #25prill do të vazhdojmë rrugën e ndërprerë në mes :
Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë vendet e tjera të Europës, për çdo shqiptar, për të ardhmen e secilit.