Edi Paloka në Shijak: Mos dëgjoni mashtrimet e Ramës. Me PD në qeveri, paratë e shtëpive i merrni në dorë.
Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka u prit me entuziazem nga banore te Shijakut, qe presin 25 Prillin per te votuar per ndryshimin.
“Ju falenderoj, sepse sinqerisht nuk e kam pritur që do të jeni kaq shumë dhe kaq entuziast. Me 25 prill përballemi me qeverinë më të keqe që ka patur vendi ndonjëherë. Në 8-vite kemi mbetur në vendnumëro dhe në shumë gjëra kemi bërë hapa prapa.”- tha Paloka
Edi Paloka u fokusua tek procesi i rindërtimit dhe quajti jonjerezire terrorin që Rama po u bën qytetarëve duke u thënë se “pa të ky proces nuk vazhdon”.
“Del Rama e bërtet ‘Nëse humbas unë, çdo gjë do të ndalet’, as toka nuk do të rrotullohet më. Jo, ai duhet ndalur pikërisht që të mos e vazhdojë as këtë farsë. PD dhe Lulzim Basha kryeministër nesër, jua ka bërë të qartë, paratë e shtëpive të tyre do t’i marrë në dorë gjithsecili.”
Gjithashtu Paloka u shpreh se bashkë me hapat që tashmë vendi ka bërë pas, ka lindur nevoja për ndryshim jo vetëm prej rotacionit tipik që ndodh çdo 8-vite, por si pasojë e situatës së vështirë në të cilën ndodhet vendi.