Një video e publikuar në internet shfaq skena horrori, ku një grup i ushtarëve etiopianë kryejnë vrasje masive ku si rezultat janë ekzekutuar 15 meshkuj të paarmatosur pasi u qëlluan nga pas koke.
Trupat e tyre të pajetë shihen të shpërndarë nëpër një zonë kodrinore, ndërsa ushtarët qëllojnë sërish mbi ta për t’u siguruar që asnjë prej tyre të mos mbetet gjallë.
Këto prova janë publikuar së fundmi, që tregojnë se vrasësit kishin veshur uniformën e ushtrisë etiopiane kur edhe ndodhi vrasja masive, kanë bërë të ditur hetuesit për BBC Africa Eye dhe CNN.
Në fillim të videos, dhjetëra burra të paarmatosur rreshtohen të rrethuar nga ushtarët e armatosur. Ata dëgjohen duke folur në gjuhën Amharic, gjuhë zyrtare në Etiopi, duke thënë: “nuk duhet t’i lirojmë këta njerëz. Asnjë prej tyre nuk duhet kursyer”.
Viktimat urdhërohen të ecin pranë shkëmbit dhe më pas qëllohen nga pas koke.