`
Çdo vend ka traditat e veta për të festuar ditën e ringjalljes së Krishtit, ndër të cilat disa na duken të çuditshme.
Më poshtë ju listojmë 10 zakone që me shumë mundësi nuk i kemi dëgjuar më parë:
Në Çeki, Hungari dhe Sllovaki zakoni kërkon nga burrat të godasin gratë me një shkop të punuar në dorë, të Hënën e Madhe.
Sipas mitit gratë duhet të goditen këtë ditë në mënyrë që të ruajnë shëndetin dhe bukurinë deri në Pashkën e ardhshme. Nuk mbaron me kaq, gratë për hakmarrje i hedhin burrave kova me ujë të ftohtë.
Në Filadelfia fëmijët vishen me rroba të vjetra dhe të grisura duke mbajtur fshesa nëpër duar, për të dalë më pas rrugëve për të lypur. Ky zakon bëhet për të larguar shtrigat që vizitojnë njerëzit në periudhën e Pashkës.
Në Spanjë dhe në Britaninë e Madhe gjatë Pashkës qytetarët kërcejnë “vallen e vdekjes”, të maskuar me kostume skeletesh. Vallja e frikshme nis në mesantë dhe vazhdon për tre orë.
Në Poloni nëse burrat marrin pjesë në përgatitjen e bukës së Pashkës atëhere zakoni thotë se brumi i bukës nuk do bëhet i mirë dhe se burri do bëhet me thinja. Kështu që burrave nuk i lejohet të marrin pjesë më përgatitjen e bukës.
Në Francë, me rastin e Pashkës gatuhet omleta më e madhe në botë me plotë 4,500 vezë. Omleta përgatitet në sheshin qendror dhe ndahet në 1000 racione.
Në fshatrat e Zvicrës, burimet e ujit dekorohen me lule dhe vezë Pashkësh. Sipas traditës kjo bëhet për të vlerësuar ujin dhe për të theksuar mungesën e tij në zonat e thata të Alpeve.
Në Gjermani qytetarët ndezin zjarr nga pemët e vjetra të Krishtlindjes, si simbol i largimit të dimrit dhe ardhjes së verës.
Lepuri i Pashkës, simboli ndërkombëtar i Pashkës, ka prejardhje nga Amerika.
Por në Australi përdoret kanguri në vend të lepurit për arsye se lepujt kanë dëmtuar të mbjellat e tokave australeze.
Në Angli burrat thërriten nga policia për tu përzgjedhur për paradën e Pashkës. Dy fatlumët e përzgjedhur bëjnë paradë nëpër rrugë me një portkall në dorë. Secili duhet t’ia dhurojë portokallen një gruaje ne shkëmbim të puthjes.
Në Egjipt, të Hënën e Madhe qytetarët kosumojnë peshk të cilin më parë e kanë futur nën dhe. Kjo traditë i ka rrënjët që nga 2,700-ën para lindjes së Krishtit.