BallinaKryesoreYuri Kim-Ramës: Siguroni zgjedhje të drejta dhe transparente, çdo gjë më pak...

Yuri Kim-Ramës: Siguroni zgjedhje të drejta dhe transparente, çdo gjë më pak hap prapa për demokracinë

spot_img
spot_img

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në tëitter lidhur me debatin e zhvilluar në KAS lidhur me ngjashmërinë e logos mes Partisë Demokratike dhe Bindjes Demokratike si edhe për vendimin e KAS për të ndryshuar fletën e votimit nga me emra sikundër u miratua nga KQZ, në me numra, kërkesë kjo e PS

“Kujtesë: Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë, në fakt dhe nga perceptimi, të drejta, në kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte në dëm të votuesve dhe një hap prapa për demokracinë.”-shkruan ambasadorja Kim në postimin e saj

Një ditë më parë partia Bindja Demokratike, pranoi vendimin e KQZ, duke depozituar pranë saj logon e saj të ristilizuar ku në ndryshime përfshihej shkrimi i emrit ‘Bindja Demokratike’ ku fjala ‘Bindja’ ishte me shkronja më të mëdha se fjala ‘Demokratike’, ristilizimi i shkronjës B në sigël dhe mbyllja e saj totale me qëllim që shkronja B të ishte më evidente në sigël si edhe ndryshimin e ngjyrës duke e bërë nga bojëqielli në blu. Por sigla e pasyqruar më pas në faqen zyrtare të KQZ për kreun e Bindjes Demokratike, nuk kishte lidhje me siglën e stilizuar prej tyre, ndaj edhe iu drejtuan KAS për vendimmarrje. Sakaq PD do i drejtohet Kolegjit Zgjedhor, pasi pretendon qe logo e BD është e ngjashme me ate te demokrateve cka sipas tyre krijon konfuzion te votuesit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular