Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është pritur dhe shoqëruar rrugës për në Malësinë e Madhe, nga një numër i madh automjetesh që e kanë shoqëruar deri në qytet, ku ka zbritur nën thirrjet mikpritëse “Basha, Basha”. Më pas, qindra qytetarë e kanë rrethuar atë në pritje të fjalës si Kryeministër i ardhshëm i vendit.
“Me përgjegjësi dhe votën tuaj një ditë e re lind për shqiptarët dhe Shqipërinë, – tha Basha. – Një ditë e politikës së vërtetë, e vendimmarrjes që ndihmon dhe nuk pengon mirëqënien e qytetarëve; e vendimmarrjes dhe planit të madh të punës, që do të fusë ekonominë shqiptare në shinat e zhvillimit, që do ta afrojë Shqipërinë me Europën, ashtu siç hoqëm vizat, do ta bëjë anëtare të Bashkimit Europian!”