Tenton të vjedhë një makinë dhe kur zbulohet nga karabinierët reagon duke plagosur njërin prej tyre. Incidenti ka ndodhur në 4:30 të mëngjesit në Moncalvo (Asti), me protagonist një shqiptar 36-vjeçar, tashmë i arrestuar. Një patrullë në shërbim për kontrollet anti-Covid iu përgjigj një telefonate në numrin e urgjencës, që sinjalizonte për një burrë me kapuç që vinte rrotull me një shkop bejsbolli në dorë.
Me mbërritjen e karabinierëve, shqiptari refuzoi të tregonte ndonjë mjet identifikimi dhe i kërcënoi me një gërshërë krasitjeje elektrike. Karabinierët thirrën përforcimet që arritën ta bllokonin shqiptarin. Ai reagoi dhunshëm, duke u përpjekur t’i godiste. Edhe pas futjes në makinë, vazhdoi t’i godiste me kokë, duke i shkaktuar dëmtime njërit prej tyre.
Pas verifikimeve të kryera, shqiptari K.E. rezulton rezident në Alessandria dhe është person me precedentë. Deri më 28 mars ai ishte në arrest shtëpie, për shkak të një denoncimi për kërcënim. Tashmë është arrestuar me akuzat për tentativë vjedhjeje makine, mbajtje sendesh për sulm, rezistencë dhe dhunë ndaj autoriteteve.