BallinaKryesoreBasha: Aministi për detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike për familjet

Basha: Aministi për detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike për familjet

spot_img
spot_img

Në emisionin ‘Përballë’ me gazetarin Lutfi Dervishi, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, tha se do të ketë aministi për detyrimet e prapambetura të faturave të energjisë.

Lulzim Basha: Thjeshtimi i procedurave, thjeshtimi i inspektorateve, masa degresive, çlirimi nga klima e terrorit që ka sjellë kjo qeveri, çlirimi nga masa të cilat janë arbitrare dhe siç është masa e këtyre marrëveshjeve të OSHE-së që i marrin mbi 335 mijë familjeve shqiptare çdo muaj nga 25 deri në 28 mijë lekë të vjetra për fatura të papaguara të energjisë elektrike dhe pastaj këto para i çojnë për tendera abuzivë

Ne do të bëjmë një amnisti  të këtyre pagesave, nuk do të paguhet më  anulojmë këtë marrëveshje. Sigurisht kjo nuk do të thotë se s’do të paguhet energjia mujore sepse kjo do të ishte katastrofike, po këto pagesa do të ketë një amnisti. Do të ketë një amnisti sepse këto para që janë marrë si detyrime të prapambetura, siç thash të 335 mijë familjeve faktikisht vidhen dhe shpërdorohen nga ajo që me të drejtë quhet banda më korruptive e shtetit OSHE me në krye këtë Çelën e Durrësit. Këta njerëz do të bëhen shembuj dhe paratë që u merren qytetarëve shqiptarë.

Edhe njëherë e them, 335 mijë familje paguajnë nga 25 deri në 28 mijë lekë në muaj për këtë bandë e cila pastaj i shpërdoron, i vjedhë, bën tendera korruptive do të përgjigjen para drejtësisë, do të përgjigjen para ligjit dhe amnistia për këto pagesa, për këto marrëveshje pagesash do të jetë një çlirim po do te jetë po kështu një mundësi që këto para familjarët ti përdorin për të paguar, se pak fatura kanë për të paguar sot vetën faturat e Covid-it ju shkojnë miliona lekë e i zhysin në borxhe. Këto para t’i kenë në xhepat e tyre për të paguar koston e jetës dhe për të përballuar çmimet e jetës së përditshme.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular