BallinaKryesoreBasha: Asnjë shqiptar nuk do futet në borxh për të shkolluar fëmijët

Basha: Asnjë shqiptar nuk do futet në borxh për të shkolluar fëmijët

spot_img
spot_img

Në një takim me të rinjtë e Vaut të Dejës, kryedemokrati Lulzim Basha, theksoi se qeveria e pas 25 prillit, ka si qëllim të mbështesë çiftet e reja. Ai tha se plani i Partisë Demokratike është që të mbështesë këto çifte, me bonuse të ndryshme për fëmijët, subvencionimin e 100% të interesave të kredive për 5 mijë çifte të reja çdo vit, duke shkuar deri në 20 mijë brenda mandatit të parë.

Po ashtu, Basha nënvizoi se për të gjithë familjet që kanë të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj, shteti do ti subvencionojë 100% tarifat për bachelor dhe për master.

“Dhe tek ndërtimi i familjes po kështu kemi parashikuar dy masa. Masa e parë ka të bëjë me strehimin. Një nga problemet e çifteve të reja është që nuk sigurojnë dot një banesë. Stabilizimi i tregut të ndërtimit është një nga politikat, por politika kryesore është subvencionimi 100% i interesave të kredive për 5 mijë çifte të reja në vit. Do të thotë 5 mijë çifte të reja në vit, 20 mijë në krye të 4-vjeçarit tonë të parë do të përfitojnë që interesi bankar kur blen një banesë do t’ju paguhet nga qeveria e tyre. Synimi kryesor është që të kemi themelimin e familjeve të reja se ka rënë numri i familjeve të reja, çifteve të reja. Pak na largohen në emigracion, ndërsa çiftet e reja nuk kanë mundësi të bashkëjetojnë, ku s’kanë mundësi të bashkëjetojnë e kanë shumë më të vështirë të fillojnë të kenë fëmijë. Masa e dytë është që për çdo të porsalindur gjatë qeverisë Basha, për çdo të porsalindur deri në moshën 5 vjeç, ne do të paguajmë një bonus mujor, çek mujor prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj për të përballuar koston e një fëmije që nga pelenat kur është i vogël e deri 5 vjeç. Dhe po kështu për tekstet shkollore që përmenda. Fëmijët shqiptarë do të kenë tekste shkollore të paguara nga shteti, sepse prindërit e tyre paguajnë taksat dhe e meritojnë që fëmijët e tyre të kenë tekste shkollore të paguara nga shteti siç i paguan Kosova që ka gjysmën e buxhetit tonë. Ja pra në qoftë se mund ta përfytyrosh si një fill, si një trajektore që nga momenti i lindjes së fëmijës, deri në pesë vjeç me atë bonus mbështetës, gjatë kohës që është në 9-vjeçare dhe për fëmijët në nevojë ekonomike edhe për fëmijët në shkollë të mesme tekstet falas dhe ndihma për studentët, ku nuk do të mbetet bir apo bijë shqiptari pa studiuar, sepse prindërit nuk paguajnë dot tarifat. Plani ynë parashikon qartë, që për të gjithë familjet që kanë të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj, shteti do ti subvencionojë 100% tarifat për bachelor dhe për master. Dhe për ata që i kanë të ardhurat mbi 640 mijë lekë do ti presë gjysmë për gjysmë, që asnjë shqiptare, asnjë shqiptar mos të futet në borxh për të shkolluar fëmijët e tyre.” – u shpreh Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular