BallinaKryesoreBujar Leskaj takim me anëtare të PD qarku Vlorë: 5 pikat që...

Bujar Leskaj takim me anëtare të PD qarku Vlorë: 5 pikat që i japin mbështetje vajzës dhe gruas shqiptare

spot_img
spot_img

Nga Bujar Leskaj

Në sallën e konferencave “Ismail Qemal Vlora” pranë shtabit elektoral të PD, zhvilluam një takim me zonja e vajza, anëtare e simptizante të Partisë Demokratike të Rajonit 1.
Në takim folëm për çështjet që shqetësojnë sot femrën shqiptare dhe femrën vlonjate dhe diskutuam mbi programin e Partisë Demokratike për familjen, femrën rolin e saj në shoqëri dhe në ndryshimin që po vjen..
PD e bazon të gjithë potencialin e ndryshimit, tek forca progresiste e të rinjve dhe e vajzave e grave në shoqëri dhe ekonomi. Për të, barazia gjinore nuk është thjesht një objektiv, por një kusht themelor, pa të cilin nuk mund të flasim për zhvillim të qëndrueshëm dhe qeverisje të mirë, për integrim evropian dhe prosperitet të vendit.
U theksova zonjave të pranishme se objektivat e PD janë të qarta dhe programet e saj ekonomike i japin hapësira të gjera dhe mbështetje të plotë vajzës dhe gruas shqiptare.
1. Fuqizimi ekonomik i vajzave dhe grave. Rritja e pjesëmarrjes së gruas në tregun e punës dhe reduktimi i hendekut gjinor.
2. Reduktimi i punës së papaguar të grave në familje, duke rritur aksesin dhe cilësinë tek shërbimet sociale, si çerdhe, kopshte, shërbime për moshën e tretë.
3. Rritja e aksesit të grave dhe burrave në programet e punësimit;
4. Nje Plan Kombëtar Veprimi për Gratë Sipërmarrëse 2021-2024;
5. Rritja e përfshirjes së grave dhe vajzave në shkencë dhe inovacion, si një mundësi për fuqizimin e tyre ekonomik.
U angazhova në emër të Partisë Demokratike se pjesëmarrja e grave në vendimmarrje do të jetë faktike dhe jo thjesht për numra.
Takimin e hapi zonja Alketa Agolli, e cila foli për rolin e gruas në ndryshimet demokratike, përshëndeti kryetarja e LDG Vlorë, Alta Haluci, dhe kandidatja për deputete Nada Meçorapaj.
Pedagogia Helena Grillo foli për rolin e gruas për familjen, fëmijët dhe edukimin në kushtet kur shoqëria kalon e përjeton një krizë të thellë për idenditetin.
Të pranishmet bënë një ftesë për të gjitha zonjat vlonjate e shqiptare që në këto zgjedhje të votojnë masivisht Partinë Demokratike, të votojnë Ndryshimin dhe të ardhmen.
Ne të gjithë ëndërrojmë për një Shqipëri më të mirë.
Ne të gjithë duam që Shqipëria të fitojë!
Dhe Shqipëria do të fitojë!
Me gratë e vajzat shqiptare në krah Partia Demokratike do të sjellë ndryshimin në 25 prill!
Do të sjellë Transparencën, Përgjegjshmërinë dhe Llogaridhënien për shqiptarët!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular