Një ngjarje e rëndë është shënuar në Teksas, SHBA, pasi dy vëllezër kanë vrarë katër anëtarë të familjes së tyre. Mediat e huaja shkruajnë se trupat e pajetë u gjetën mbrëmë nga policia e qytetit Allen, të cilët ishin njoftuar nga të afërmit, pasi ishin të shqetësuar nëse njëri prej vëllezërve postonte një letër lamtumire në Intstagram.
Farhan Tawhid, 19 vjeç, shpjegoi në letër se ai kishte hyrë në një marrëveshje me vëllain e tij Tanvir Tawhid, 21 vjeç, duke premtuar “të vriste të gjithë familjen e tyre”, tha Felti një zëdhënës i policisë në Allen, për mediat amerikane
Viktimat, me origjinë nga Bangladeshi, u identifikuan si babai i tyre, Tawhidul Islam, 54 vjeç, nëna e tyre, Irene Islam, 56 vjeç, gjyshja e tyre, Altafun Nessa, 77 vjeç dhe motra binjake e Farhan, Farbin Tawhid, e moshës 19 vjeç.
Të dy vëllezërit kishin pasur probleme psikologjike për shumë vite, shpjegoi Farhan Tawhid në këtë letër. Ai vuante nga depresioni nga kolegji dhe përkundër ndihmës që i kishte ofruar familja, gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar së fundmi.
Një student i shkencave kompjuterike në Universitetin e Teksasit në Austin përshkroi se ishte përzënë nga një konvikt në dimër pasi ai tha se do të vriste familjen e tij.
Duke u kthyer në Allen, në periferi veriore të Dallas, ai u gjend përsëri me Tanvir Tauhid, i cili “vuante nga depresioni dhe çrregullimi i ankthit”.
Të dy vëllezërit përfundimisht vendosën të vrisnin të gjithë familjen e tyre para se të bënin vetëvrasje.
Tanvir kohët e fundit kishte blerë një armë legalisht, sipas policisë. Në letrën e tij, ai konfirmoi se kishte gënjyer autoritetet, duke i siguruar ata se nuk po vuante nga probleme psikologjike në mënyrë që të mund të blinte armën