Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Bardhok Pllanaj në Shkodër, mbrëmjen e së dielës. Mësohet se makina tip “Volksëagen Passat” që u gjet e djegur jo shumë larg vendit të krimit, rezulton se është vjedhur në Tiranë. Makina është denoncuar si e vjedhur nga pronari i saj.
Ndërkohë për sa u përket targave italiane të mjetit, ABC mëson se nuk rezultojnë në sistem dhe dyshohet se janë të çregjistruara. Nga hetimet e deritanishme të kryera nga policia e Shkodrës ka rezultuar se mjeti i përdorur nga autorët, tip “Passat”, me targë FV 140 MT, është i vjedhur 1 vit më parë në Tiranë. Nga verifikimet ka rezultuar se autorët i kishin ndërruar targat e këtij mjeti para se të kryhej krimi. Pas vrasjes makina u gjet e djegur brenda së cilës ndodheshin 2 armë zjarri automatike model 56, 4 krehër dhe 18 gëzhoja.
Mësohet po ashtu se Planaj tre orë para vrasjes ka qenë në spitalin Rajonal të Shkodrës, pasi mësohet se ka pasur nënë e tij të shtruar në spital. Më pas e ka çuar në shtëpi, ndërsa ka kryer një lëvizje tjetër deri në Kryebushat te hoteli që është në pronësi të tij, për tu kthyer më pas në banesë. Rreth orës 21:00 ai ka dalë sërish dhe rrugës më në Grudën e Re i është bërë atentati duke e lënë të vdekur në vend.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 132 gëzhoja fishekësh, ndërsa makina e Bardhok Planait ishte bërë “shoshë” në plumba. Planai ka marrë disa plumba në turp, por sipas ekspertizës së parë tre kanë qenë fatal pasi e kanë kapur në kokë dhe në zemër.