Denoncimet për ndërlikime nga vaksinat janë të përditshme. Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot disa raste, që kanë mbërritur në Tiranë.
Sipas denoncuesve, një grua nga Dibra ka mbërritur me urgjencë në Tiranë, ndërsa disa mësues në Laprakë janë paraqitur në gjendje të rëndë.
Denoncimet e ish-kryeministrit Sali Berisha:
Ndërlikime të rënda nga vaksina!
Ato fshihen me urdhër të xhahilit të Surrelit.
Lexoni denoncimet e qytetareve dixhital. sb
-Përshëndetje dok.Berisha! Dje ka ardhur me helikopter nga Lura në Urgjencën e QSU Tiranë një grua rreth 67 vjeç me emër Xhevahire Vladi me trombozë si rezultat i vaksinës kineze të marrë para 2 ditesh në Qendrën Shëndetësore Lurë. Të lutem dok. më ruani anonimatin.
-Doktor të uroj shendet dhe çdo të mirë! Rastësisht isha te ambulanca e Laprakës Doktor, erdhën tre mesues në gjendje shumë të rëndë nga vaksinat e Edvinit, i futen direkt në oksigjen!!! Me shumë respekt.