Kryeministri Rama ka reaguar sërish pas bllokimit të fluturimeve nga Rinasi. Ai u ka bërë një apel me nota kërcënuese kontrollorëve që të kthehen në punë
“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!” – shkroi Rama.