BallinaKronikeMallra markash të falsifikuara janë sekuestruar në një traget të nisur nga...

Mallra markash të falsifikuara janë sekuestruar në një traget të nisur nga Shqipëria drejt Italisë

spot_img
spot_img

Mallra të falisifikuara të markave të njohur të modës botërore, lodra për fëmijë e artikuj elektrik të pacertifikuar për sigurinë e konsuamtorit, janë sekuestruar në një traget të nisur nga Shqipëria drejt Italisë.

Operacioni i ekzekutuar gjatë orëve të fundit nga autoritetet doganore e nga Policia Financiare e portit të Barit ka rikonfirmuar dhe një herë tjetër se Shqipëria është një vend prodhimi o tranzitimi i mallrave kontrabandë.

Në tragetin e linjës së ardhuar nga Shqipëria në Portin e Barit, autoritetet italiane kanë sekuestruar rreth 500 konfeksione veshjesh, të cilat janë imitime të markave të njohura Versace, DSquared2, Stone Island, Balenciaga, Givenchy, Dior, Moncler, Off Ëhite, Kenzo, Gucci, Palm Angels, Fendi, Moschino e Dolce & Gabbana.

Malli ishte fshehur në një kamion frigo e u zbuluar pas inspektimit të autoritetev doganore të Barit e që së bashku me repartin e Guardia di Finanzia dokumentuan parregullësinë e mallit të importuar nga Shqipëria.

Autoritetet doganore të Barit informojnë gjithashtu se në një tjetër traget të ardhur nga Greqia janë sekuestruar 22 mijë palë këpucë, imitime të markave Nike, Converse e Gucci.

Gjithashtu në tragetet e linjës me Barin, por pa specifikuar prejardhjen e tyre, autoritetet italiane informojnë se janë sekuestruar dhe rreth 5500 lodra për fëmijë,  e rreth 5 mijë materiale elektrikë, e të gjitha me etiketa të falsifikuara të prodhimit standart CE, (Komuniteti Europian).

Autoritetet doganore italiane informojnë se 6 persona janë denoncuar tek autoritetet gjyqësore të cilat kanë nisur një proces hetimor për identifikimin e zinxhirit të prodhimit, shpërndarjes e importit të mallrave false.

Akuza ndaj tyre është tregtim mallrash kontrabandë, falsifikim dokumentash importi e vjedhje të markave origjinale të pordhimit e të drejtës së autorësisë.

Në muajin shkurt në portin e Barit u sekuestruan rreth 225 mijë stërlina të padeklaruara që pëmes këtij porti po mbërrin nga Anglia me destinacion Shqipërinë.

Ndërsa në muajin janar në një tjetër operacion në bashkëpunim me Policinë financiare, e ekzekutuar në portin e Brindizit u sekuestruan 6 ora dore mjaft të shtrenjta të markës Rolex, si dhe 1350 veshje me marka fake,

Autoritetet italaine informojnë se “tregtimi i mallrave që paligjshmërisht mbajnë marka të modeleve të regjistruara e certifikime të cilësisë e sigurisë përbën një krim që materializon një praktikë të shpeshtë të konkurrencës së padrejtë në dëm të kompanive që respektojnë ligjet. E në mungesë të kërkesës për respektimin e sigurisë, e gjitha kjo përbën një rrezik për shëndetin e konsumatorit.”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular